Autoriteti për informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e organizon Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Emigracioni politik shqiptar 1944-1990”, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë.
Konferenca do të përqendrohet nё këto tematika kryesore:
- Veçoritë e krijimit të emigracionit politik shqiptar gjatë viteve 1944-1990;
- Shtrirja gjeografike e emigracionit politik shqiptar;
- Profile të emigrantëve politikë dhe veprimtaria e tyre;
- Shoqatat e krijuara nga emigracioni politik shqiptar dhe qasja e tyre kundrejt Shqipërisë komuniste;
- Operacioni “Rollback” dhe përfshirja në të e emigracionit politik shqiptar;
- Reagimi i shtetit komunist shqiptar ndaj emigracionit politik shqiptar;
- Veprimtaria e emigracionit politik shqiptar për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare;
- Kampet e emigrantëve në Europë.
- Lufta e Ftohtë, marrëdhëniet e shtetit shqiptar me jugosllavët, grekët dhe italianët.
>> Për më shumë informacion, klikoni KËTU